Si çdoherë, nis ndotja e ajrit në Prishtinë, qytetarët s’e ndalin djegien e qymyrit

20:45 | 26 October 2019

Rritet niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Prishtina po vazhdon të ketë ajër të pashëndetshëm.

Ndonëse temperaturat ende nuk kanë shënuar rënie të ndjeshme, ajri në kryeqytet po konsiderohet si i ndotur, shkruan lajmi.net.

Sipas matësit të vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli aktual ndotës në kryeqytet është 168 ppm.

Ky nivel, parashihet të jetë i pashëndetshëm për qytetarët të cilët e thithin këtë ajër.

Problematikë kryesore e institucioneve lidhur me këtë çështje po vazhdon të jetë përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.

Komento: