Si do ta përballoi këtë Casillas, mjekët japin lajmin shumë të keq për të

18:33 | 02 Maj 2019

Rasti i sëmundjes së portierit Iker Casillas, tronditi botën e futbollit.

Pavarësisht se kishte shpresa që portieri legjendar, Iker Casillas sërish të kthehej në fushën e lojës, mjekët kanë dhënë një lajm aspak të mirë.

Mjekët kanë paralajmëruar se Iker Casillas, i cili pësoi një atak në zemër gjatë stërvitjeve të Portos të mërkurën, kurrë nuk mund të luajë më futboll për shkak të ashpërsisë së sulmit dhe po merren hapat e sigurt për të parandaluar një incident miokardi.

37-vjeçari dje u dërgua me urgjencë në spital pas kollapsit që pësoi, i cili më pas gjeti kohë të falënderonte të gjithë për mesazhet mbështetëse, pasi gjendja e tij aktualisht është stabile.

Me Casillasin që ishte i vetdijshëm, shqetësimi u shndërrua në kuriozitet se kur ikona e Spanjës do të kthehej në fushë.

Dhe ndërkohë që disa profesionistë mjekësorë kërkuan durim dhe kujdes, prognoza pasuese duket se do ta detyroj atë ta lë futbollin në mënyrën më të keqe.

‘’Ne do të duhet të presim që të shohim se si shërohet trupi i tij dhe pastaj të studiojmë rezultatet e testeve rigoroze mjekësore që do të kalohen”, tha Dr. Jose Gonzalez për AS.

“Zemra e tij mund të kthehet në funksionim normal dhe mund të ketë mundësi të kthehet në profesionin e tij”, përfundoi Dr.Gonzalez, që ka pak shpresa se mund të ndodh një gjë e tillë.

Në anën tjetër, kardiologu Jose Calabuig ka mohuar që Iker Casillas të ketë gjasa të kthehet më në fushën e lojës.

“Nuk mund të luash më futboll nëse ke një stentë të vendosur, kjo vlen pjesërisht edhe për portierët”.

“Iker do të përfundojë karrierën duke u rikthyer për të shijuar një jetë normale por unë dyshoj shumë se do të luajë përsëri futboll profesional”, shtoi më tej kardiologu Jose Calabuig.

Komento: