Kryeministri i Kosovës ka folur edhe njëherë për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka deklaruar se situata Kosovë-Serbi është shumë e thjeshtë sepse çka është Kosova është Kosovë dhe se nuk i ka borgj asgjë Serbisë.
Kryeministri theksoi se nuk ka pse të bindet Serbia për njohjen e Kosovës, pasi ajo duhet që të bind vet vetën.
“Situata Kosovë Serbi është shumë e thjeshtë edhe meqë folët për ata që bartin ide unë kam ide për situatën Kosovë-Serbi, pra çka është Kosovë është Kosovë ne ekzistojmë, kur ka vullnet politik në anën tjetër e guxim me e njoftë pavarësinë e Kosovës ne jemi gati”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje shtoi se pa miratimin e tij nuk mund të ndodhë çkado në këtë vend.
“Jam vendimmarrës dhe me fuqi politike pra pa thënë po nuk bëhen disa gjëra në këtë vend. Pa miratimin tim nuk mund të ndodhë çkado në këtë vend.Komrpomisi është kryere me Pakon e Ahtisarit, Serbisë nuk i kam borgj, nuk lodhna hiç për të, kur të është gati me na e njohtë mirë. Sa të dojmë rrim pa u njoftë dhe kështu e ka ni gjithkush në Botë prej meje.Unë e kom kompromisin ka mbet ai që ka pas me ardh në Këshill të Sigurimit e i ka rrejt të gjithë. E kemi marrë Pakon e Ahtisarit e kemi zbatu, Serbia nuk ka ardh në atë pikë, kur të vjen është në rregull”, tha tutje Haradinaj në Dukagjin.
Kryeministri i vendit tha se s’ka më komrpomis dhe se duhet harruar kjo çështje.
“Është kryer kompromisi, Serbisë nuk i kam borgj, normalisht serbëve të Kosovës pasi e flasin gjuhën dhe rrijnë e jetojnë këtu është tjetër gjë.Nëse Serbia vendos për njohje dhe e inicion procedurën është fillim i marrëdhënieve të reja, pra kur është e gatshme Serbia atëherë zgjidhen marrëdhëniet e reja, pra p.sh ajo e tarifës.Me dialog do të arrijmë njohjen nga Serbia.Ne nuk kemi pse me e bind Serbinë, ajo e bind veten”, përfundoi Haradinaj.