Si do të jetë moti në ditën e parë të marsit?

23:05 | 29 Shkurt 2020

Në vendin tonë po vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e parë e marsit do të vijoj me mot të bukur dhe me temperatura maksimale në vlerat e normales për muajin që po hymë.

Pas mëngjesit me ngrica të lehta nëpër disa vende, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme ashtu siç është parashikuar më herët, premton reshje të mjaftueshme.

Komento: