Si do të jetë moti në javën e fundit të tetorit

12:47 | 23 October 2022

Mot me diell në pesë ditët e ardhshme.

Java e fundit e tetorit do të jetë me mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

Sipas Prishtina Weather, ditëve të para të javës moti do të jetë me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.”

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë “Hen, 24.10 Mar, 25. 25.10 10 Mër, 26. 0 Enj, 27.10 24°7° Pre, 28. 0 24° 22°10° 20° Era: 2-5m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 45% UVI: 3 20 Era: 2-4m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 43% UVI: 3 Era: I-4m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 54% UVI: 3 AQI PM2.5 Era: -2m/s Shtypja: 1027mb Lageshtia: 43% UVI: 3 AQI PM2.5 15/40 Era: 1-3m/s Shtypja: 1030mb Lageshtia: 5% UVI: 3 AQI PM2.5: 15/30 Parashikimi me: 23.10.2022 Prishtina Weather”
Njoftimi i plotë:

Ditët e fundit të tetorit, me mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

23.10.2022 – Dominimi i kushteve anticiklonike mbi Mesdhe, e që po shtrihen edhe përgjatë rajonit tonë, po favorizojnë mot stabil edhe përgjatë ditëve të fundit të tetorit. Mbi vend parashihet të mbajë mot i thatë, me më shumë intervale me diell, e sidomos ditëve të para të javës me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

Cilësia e ajrit në këto kushte të qeta atmosferike, do të mbetet me vlera më të rritura të ndotësve ajror, e sidomos në dy ditët e para të javës, prania edhe e pluhurit saharian mbi rajon, mban edhe më të larta koncentimet e grimcave të materies PM10. Indeksi do kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndeshme në një pjesë të stacioneve. Përmirësim mund të pritet ditën e mërkurë, ku indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme.

24.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

25.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

26.10 – Mbetete ngrohtë dhe thatë. Më shumë vransira paradite, e intervale me diell pasdite.

27.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.

28.10 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.

Do të dominojnë më shumë qetësitë. Ditëve të para frynë edhe erëra të lehta nga jugperëndimi 2-5m/s, e të mërkurën nga veriu.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Komento: