Është publikuat parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme.
Gjatë javës do të jetë kryesisht mot me vranësira, ndërsa të martën pritet të bjerë shi.
Sipas Prishtina Ëeather, temperaturat lehtazi në rënie përreth vlerave mesatare.
May be an image of text that says ‘Hen, 10.10 Mar, 11.10 Mer, 12.10 Enj, 13.10 22°8° Pre, 14.10 18 12° 6 5 17°10° Era: 3-7m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 53% UVI: 10° Era: 3-6m/s Shtypja: 01 9mb Lageshtia: 79% UVI: I Era: 2-5m/s Shtypja: 1022mb Lageshtia: 74% UVI: 2 AQI PM2.5: 5/30 Era: 2-4m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 75% UVI: 2 AQI PM2.5 10/20 Era: 2-4m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 60% UVI: 3 AQI PM2.5: 10/20 Parashikimi mẽ: 9.10.2022 Prishtina Ëeather’
Njoftimi i plotë:
Kryesisht mot me vransira gjatë javës. Të martën me shi. Temperaturat lehtazi në rënie përreth vlerave mesatare.
9.10.2022 – Parashikimet e fundit po japin kushte të një moti të dominuar kryesisht nga vransirat përgjatë kësaj jave të dytë të tetorit. Ditën e martë edhe paraqiten kushte për të reshura shiu, që orëve të pasdites vende-vende edhe mund të jenë në formë rrebeshesh me bubullimë. Riga lokale shiu nuk përjashtohen ditën e mërkurë dhe të enjte. DItën e premte edhe mund të ketë intervale paksa më të gjata me diell.
Për fundjavë mund të presim mot stabil dhe me intervale më të gjata me diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit, edhe ditën e hënë mund të kaloj në vlera të dobëta, mirëpo nga e marta kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
10.10 – Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull. Ditën ngrohtë, kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
11.10 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.
12.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell.
13.10 – Kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.
14.10 – Mot i ndryshueshëm. Vransira, intervale me diell dhe kohëpaskohe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.