Si do të jetë moti nesër në Kosovë?

23:54 | 25 Prill 2020

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat në pjesën verilindore dhe veriperëndimore gjatë ditës do të sjellin shi”, thuhet në njoftimi.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, përfundon njoftimi.

Komento: