Si do të jetë moti të mërkurën në Kosovë?

20:04 | 10 Mars 2020

Instituti Hidrometeorologjik njofton se si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën.

Pas motit relativisht të freskët dhe me reshje shiu (gjatë të hënës dhe të martës), nga e mërkura në vend paralajmërohen kushte tjera meteorologjike.

Në fushat termike parashihet të ketë ngritje, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

E mërkura, sipas IHMK’së, do të karakterizohet me vranësira dhe me shi.

Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 5-9.9 m/s, parashikon IHMK’ja.

Komento: