Si do të votojnë të infektuarit me COVID-19 në zgjedhjet e 29 nëntorit

16:51 | 10 Nëntor 2020

Mësohet se si do të votojnë të infektuarit me COVID-19 në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar udhëzimin administrativ i cili do të përcaktojë mënyrën e regjistrimit të votuesve të infektuar me Covid-19 dhe atyre që janë në vetizolim.

KQZ-ja do të pranojë të dhënat e personave të infektuar me Covid-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lista do të përfshijë votuesit të cilët sipas udhëzimeve shëndetësore në ditën e zgjedhjeve nuk lejohen të dalin për të votuar në vendvotim, për shkak të masave të vetizolimit.

KQZ-ja do të formojë një ekip lëvizës i cili do të përbëhet nga katër anëtarë.

Pjesë e këtij ekipi do të jenë kryesuesi dhe dy anëtarë të emëruar nga KQZ-ja, ndërsa anëtari i katërt do të jetë një punëtor shëndetësor i caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Komento: