Si dy pika uji, sa shumë ngjanë Ryva me nënën e saj

17:42 | 29 Prill 2022

Ryva Kajtazi, është një personazh shumë i dashur për publikun.

Ajo vazhdon të jetë më shumë e angazhuar në profesionin e saj si këngëtare, se sa si aktore, shkruan ORAinfo.

Përveç se është një grua shumë e suksesshme në punën e saj si artiste, ajo është edhe një nënë shumë shembullore, pasi kujdeset shumë për dy fëmijët e saj.

Ryva, rrallë herë poston foto të familjarëve të saj, mirëpo së fundmi ka ndarë një imazh me nënën e saj.

Të dyja duken si dy pika uji, për nga ngjashmëria./ORAinfo/

Komento: