Si e arsyeton UEFA vendimin për zhvendosjen e ndeshjes së Ballkanit

18:57 | 24 Nëntor 2023

Ballkani do ta zhvilloj ndeshjen si vendas kundër Viktoria Plzen në stadiumin Air Albania në Tiranë.

UEFA ka njoftuar edhe zyrtarisht që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen nuk do të luhet në Prishtinë, por në Tiranë.

“Për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve të fundit, ndeshja e radhës e fazës së grup[eve të Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzenit është zhvendosur nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Ndeshjet do të zhvillohet të enjten prej orës 18:45”, ka shkruar UEFA.

Komento: