Askush nuk ka një ecuri më të mirë se Ajax-i në këtë moment.
Skuadra e Erik ten Hag po bën të ëndërrojnë tifozët me paraqitje të mrekullueshme, duke kthyer përmbys skuadrat e mëdha të Europës.
Gjithsesi, pas një ekipi të madh fshihet shpesh një komunikim i suksesshëm në rrjetet sociale… edhe kur bëhet fjalë për të bërë parashikimet e ndeshjeve të Champions League, trensmeton telesport.
Eliminimi i Juventus-it në çerekfinalet e kompeticionit evropian më të rëndësishëm për klube ka qenë një rrufe në qiell të pastër, por jo për të gjithë. 8 prillin e kaluar profili zyrtar i
Champions-it në Twitter ka sfiduar të gjithë tifozët e futbollit me mesazhin: “Bëni parashikimin tuaj mbi ndeshjet me eliminim diretk! Kurorëzoni fituesin tuaj!”.
Nga njëra anë kanë qenë Ajax, Juventus, Tottenham dhe City, nga tjetra United, Barcellona, Liverpool dhe Porto. E vështirë të zgjidhet? Jo për Ajax-in, që nuk ka gabuar asgjë deri tani, për fatin e keq të Ronaldo-s me shokë.
UEFA thërret, Ajax-i përgjigjet: “Ku mund të firmosim?”. Ata që përkujdesen për rrjetet sociale të klubit holandez duket se nuk janë aspak supersiticozë dhe e kanë pranuar sfidën. Nga njëra anë kanë parashikuar kualifikimi i ekipit të Ten Hag dhe Tottenham-it, nga tjetra atë të Liverpool-it dhe Barcelona-s: goditje të sakta!
Parashikimi ka vazhduar edhe me rezultatet e gjysmëfinaleve: Ajax-i eliminon Spurs, skuadra e Valverde mund “Të Kuqtë” dhe finalja e madhe e Madridit do të vërë përballë Leo Messi-t, fëmijët e tmerrshëm holandezë. Kush e fiton Champions-in? Ajax-i, natyrisht!
Bardhëkuqet duan të kthehen mbi çatinë e Evropës 24 vite pas herës së fundit, kur kanë mundur Milan-in në Vjenë. A do të arrijë Ten Hag që të rishkruajë historinë e klubit pas mjeshtrit Van Gaal? Nëse kështu do të jetë, mos thoni se holandezët nuk na kishin paralajmëruar.