
Viti i Ri u festua edhe tëk liderët politikë në Kosovë.
Disa me familje, disa me miq e disa në terren, në forma të ndryshme shënuan fillimin e një viti të ri, që me gjasë do të jetë mjaftë sfidues, me qeveri e institucione të reja, shkruan lajmi.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vitin e ri e priti me ushtarët e FSK-së, forcë e së cilës ai është komandant suprem.
Gotat që i cakërroi me ushtarët e shtetit nuk ishin të parat në natën e vitit të ri, paraprakisht bashkë me zëvndëskryeministrin në detyrë, Enver Hoxhaj kishin nisur festën me nga një gotë raki në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vitin e ri e priti me familje, nga ku edhe publikoi një fotografi të cilës ia bashkëngjiti edhe një urim.
Mirëpo Haradinaj iu bashkëngjit pak më vonë gjirit familjar, pasi që paraprakisht vizitoi institucione të rëndësishme të vendit si policinë, zjarrfikësit, mjekët e ushtarët.

Me familje vitin e ri e priti edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. Ai postoi një fotografi me gruan dhe vajzën e tij, të cilat ai rrallë herë i ekspozon në rrjete sociale.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e as ai i Nismës nuk postuan ndonjë fotografi nga vendi ku pritën vitin e ri, teksa zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, festën e priti me familje.

“Nga familja Hoxhaj, urime të gjithëve Vitin e Ri 2020! Shëndet, suksese e begati për secilin”, shkruajti Hoxhaj në urimin e tij.
Në gjirin familjar, vitin e ri e priti edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ky i fundit postoi një fotografi bashkë me familjarët e tij, teksa uroi për një vit të mbarë.
