Si e gjeti vëllaun pa shenja jete, Haradinaj bën rrëfimin e dhimbshëm

21:54 | 03 Janar 2019

Kryeministri Haradinaj ka bërë një rrëfim të rrallë sonte, përfshirë edhe kohën e luftës së UҪK-së.

Ai ka rrëfyer se si e ka pa shenja jete në terren vëllain e tij, Luanin.

Ramush Haradinaj ka treguar se e kishin informuar se Luan Haradinaj ishte qëlluar nga forcat serbe.

Ai ka thënë se ishte nisur menjëherë për ta ndihmuar Luan Haradinajn e për ta nxjerrë në një zonë të sigurt.

Por, Ramush Haradinaj ka thënë se kur ka mbërritur, e ka parë vëllain të qëlluar në kokë, duke i rrjedhur shumë gjak.

Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është munduar ta tërheqë nga rripi Luan Haradinajn, teksa ai nuk i përgjigjej thirrjeve të tij.

Vëllain e tij, Ramush Haradinaj ka thënë se më pas ka arritur ta tërheqë nga këmbët në një pjesë më të sigurt.

Ai ka treguar se më pas e ka parë se Luan Haradinaj kishte ndërruar jetë, dhe se i ishte shkaktuar një plagë e madhe në kokë, nga një plumb i kalibrit të madh.

Ramush Haradinaj ka treguar se me shumë vështirësi e ka zhvendosur Luan Haradinajn nga vendi ku kishe humbur jetën drejt territorit të Shqipërisë.

Komento: