UEFA sqaron si e mori vendimin për eliminimin e Dritës.
Drita ka marr lajmin e hidhur nga UEFA, duke pësuar humbje në tavolinë ndaj Linfield FC me rezultat 3-0.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet më 11 gusht në Nyon të Zvicër, por që u anulua.
Një lojtar i Dritës para ndeshjes me Linfield FC, kishtë rezultuar pozitiv, që ishte lojtari i dytë i testuar pozitiv për COVID-19 dhe për këtë ndeshja finale e paraelimnatoreve të Ligës së Kampionëve nuk u zhvillua.
Sipas UEFA-, çështja u dërgua në Organin e Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim që do të merrej në përputhje me “Shtojcën I, të rregulloreve të Ligës së Kampionëve të 2020/21 të UEFA-s”.
Bazuar në nenin 30 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s dhe duke pasur parasysh rrethanat urgjente të çështjes, kryetari i Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ia referoi çështjen Organit të Apelit.
Kryetari i organit të apelit të UEFA-s mori sot vendimin e mëposhtëm: “Shpall ndeshjen e raundit paraeliminator të Ligës së Kmapionëve të UEFA-s 2020/21 në mes të KF Drita dhe Linfield FC, që ishte paraparë të luhej në 11 gusht 2020, si e humbur nga KF Drita, e cila prandaj konsiderohet e humbur me rezultat 3-0 në përputhje me “Shtojcën I, pika 2.1 e Rregullores së Ligës së Kampionëve të UEFA-s (sezoni 2020/21)”, thuhet në njoftim.
Pika 2.1 shkruan se, nëse një ose më shumë lojtarë ose zyrtarë të një klubi dalin pozitivë për COVID-19 në testet e kërkuara nga UEFA, ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është caktuar, përveç nëse autoritet e njërit ose të dy klubeve të përfshira ose të vendit ku do të zhvillohet ndeshja (në rast vendit neutral), kërkon që një grup i madh lojtarësh ose e gjithë skuadra të futet në karantinë, siç ndodhi me Dritën në Zvicër.