Si e mposhtën Ajaxin, Ramosi zbulon metodën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Si e mposhtën Ajaxin, Ramosi zbulon metodën

23:54 | 13 Shkurt 2019

Ajaxi është poshtuar nga skuadra e Real Madridit.

Real Madrid ka fituar 2-1 në fushën e Ajax-it në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, por ka qenë një sukses shumë i vuajtur për kampionët në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, ka shpjeguar arsyen pse skuadra e tij arriti të largohej me një fitore nga Amsterdami mbrëmjen e sotme.

“Ata kanë bërë një presing të lartë, por ne ndryshuam stilin e lojës në pjesën e dytë. Kemi luajtur të bashkuar dhe kemi arritur të shënojmë dy gola në transfertë. Duhet të dish t’i lexosh ndeshjet dhe kjo është ajo që bëmë“, ka thënë Ramos në fund të takimit.

Komento: