Si u helmuan ushtarët e Kosovës?
Rreth tridhjetë ushtarë janë helmuar në Kazermën “Miantori” në Mitrovicë, burime të T7 thonë se shkaktarë ka qenë ushqimi
Mbrëmja e të premtes nuk ka qenë fort e mirë për ushtarë e Kazermës, “Minatori” në Mitrovicë.
Mësohet se rreth tridhjetë ushtarë të kësaj kazerme kanë kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të helmimit që ka ndodhur brenda kazermës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes, por sipas tyre helmimi i ka ndodhur një numri më të vogël të pjesëtareve.
Burime të mirinformuara brenda kazermës i kanë thënë televizionit se helmimi ka ndodhur nga ushqimi i ligë në kazermë.
Por, këtë e mohon Ministria e Mbrojtjes, sipas tyre shkaktar i molisjes së pjesëtareve s’ka qenë ushqimi.
Ndërkohë kurimi i këtyre pjesëtareve nuk ka ndodhur në Spitalin e Mitrovicës, zëdhënësja e këtij institucioni ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë pacient nga FSK.
Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Mitrovicës.
E sipas Ministrisë ata janë trajtuar në nivel ambulator dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim tjetër.