Si erdhi deri tek ngjarja e rëndë, vjen rrëfimi për privimin nga jeta të Naserit

18:39 | 09 Maj 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Rahovecit.

Djali që i gjithë rrethi i tij e njihte si punëtor, të pa fjalë, të kulturuar dhe asnjëherë të përfshirë në probleme, mëngjesin e sotëm u gjet me plumb në gjoks i shtrirë në oborr të shtëpisë, pa shenja jete.

Vjen rrëfimi nga Qifllaku i Rahovecit ku u gjet i pa shenja jete 32 vjecari.

Mister i madh është krijuar për privimin nga jeta e Naser Murselaj, 32 vjeç, nga fshati Qifllak i Komunës së Rahovecit.

Kur dëgjon rrëfimin e familjarëve duket se kurthi është e menduar mirë nga personi që ia ka përgatitur privimin Naserit.

Familja dyshon se ngjarja është kryer jashtë oborrit të shtëpisë sepse në vendin e ngjarjes (ku 32 vjeçari është gjetur pa shenja jete), nuk janë parë shenja të gjakut.

Familja s’ka dëgjuar as krismat.

Djali i axhës së Naserit, Xhaviti, rrëfen për ngjarjen e rëndë.

Në kujtim të Naserit, pranë shtëpisë së familjes Murselaj, ishin mbledhur kushërinj dhe të afërm të tjerë.

“Naseri u gjet në oborr pa shenja jete, tani e kemi lajmëru rastin në polici. Në orën gjashtë të mëngjesit e kemi pa trupin, as krisma nuk kemi dëgju…as shenja në fytyrë nuk ka pas.”, thotë Xhaviti.

Dyshon se ngjarja ka mundur të ndodh në ndonjë lokacion tjetër sepse nuk janë dëgjuar krisma e as nuk janë parë shenja gjaku në vendin ku Naseri është gjetur pa shenja jete.

“Policia e pa se e ka një shenjë në gjoks .Tani thanë se ka dyshime mos është i ardhur nga ndonjë vend tjetër se në oborr nuk paska shenja dhe gjak”, rrëfen Xhaviti.

Xhaviti që kishte ndenjur me Murselin mbrëmë deri në orën 20:00, shprehet i habitur se si ka mundur të ndodhë ngjarja. Pasi për personalitetin e djalit të axhës flet vetëm fjalë të mëdha.

“Probleme s’ka pas me kerkond, u kan djalë i mirë dhe punëtor. Ka punu me mbet gjallë. As s’ka pas borxhe as ngatërresa. Veç ka qeshë, kumedit në çfarë problemi me kanë ai ka qesh. Ai ju ka ikë ngatërresave. Nuk u përla me llafe me ardhë deri te konflikti i madh. Brenda katunit as në rrethinë s’kemi pas telashe”, thotë Xhaviti.

Deri më tani as policia dhe as Prokuroria Themelore e Gjakovës, përveç se kanë konfirmuar se bëhet fjalë për privim nga jeta nuk kanë ndonjë dyshim se për çfarë motivi e privuan 32 vjeçarin dhe kush e bëri këtë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj, tha se organet e hetuesisë po punojnë për zbardhjen erastit të Naser Murseljat duke shtuar se “është rast mjaftë i rëndë”.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore, ka konfirmuar prokuroria.

Autopsia pritet të përfundojë deri nesër më pas trupi i pa jetë do t’i dorëzohet familjes për ceremoninë mortore.

Edhe familjarë më të largët të Naserit thanë se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund t’ia ketë përgatitur këtë atij.

Po ashtu vazhdimisht potenconin se nuk dinin gjë për motivin, mohonin kategorikisht se ai kishte mundur të ketë probleme me dikë.

“Skem asnjë dyshim te askush, me pas dyshim nuk rrim kështu. Edhe nëse e ke ofendu ka kesh, ka punu ka ly shtëpia”, tha një kushëri i Naserit.

Komento: