Si është gjendja e foshnjës së infektuar me koronavirus, flet drejtori i Neonatologjisë

23:47 | 09 Korrik 2020

Drejtori i Neonatologjisë tregon detaje rreth gjendjes së foshnjës së infektuar me koronavirus.

Klinika e Neonatologjisë në Kosovës ka raportuar për rastin e parë tek të porsalindurit me Covid-19.

Drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka dhënë detaje për këtë rast, ku thotë që gjendja e foshnjës është stabile.

Ai tregon që foshnja është pranuar para dy ditësh dhe ka pasur temperaturë.

“Foshnja është pranuar para dy ditësh dhe ka pasur temperaturë. Ajo ka ardhur së bashku me nënën e saj, familja e së cilës është diagnostifikuar me koronavirus. Ndërsa më vonë ne kemi bërë testin për nënën dhe foshnjën dhe të dyja kanë rezultuar pozitiv. Gjendja e foshnjës është në gjendje stabile, ndërsa nuk ka probleme me frymëmarrje. Ajo është në kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë. Në klinikën tonë e kemi caktuar një hapsirë për foshnje të cilat mund të diagnostifikohen me koronavirus”, tha Gojnovci.

Kosova po përballet me shtim të rasteve me Covid-19 prej lehtësimit të masave.

Mbrëmë u raportuan shifra rekorde me të prekur ku ishin 214 raste të reja.

Numri total i të prekurve është 4100, ndërsa 2063 persona janë shëruar dhe 86 kanë ndërruar jetë.

IKSHPK kërkon që të respektohen masat e mbajtjes së distancës dhe mbajtjës së maskës që të kalohet sa më shpejt kriza me pandeminë.

Komento: