Si është gjendja e hetuesit të IPK-së që u plagos? Deklarohen nga QKUK

22:30 | 23 Mars 2026
si-eshte-gjendja-e-hetuesit-te-ipk-se-qe-u-plagos?-deklarohen-nga-qkuk

Sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një hetues i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili më pas u dërgua për trajtim mjekësor.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Është sjellë një i plagosur në Qendrën Emergjente, i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij është stabile për momentin dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Ndërkohë, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe ndodhet në kërkim të tij.

Komento: