Si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha, flet Armina Mevlani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha, flet Armina Mevlani

18:21 | 23 Prill 2021

Armina Mevlani tregon se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha.

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, prej vitesh është në lidhje me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, Shkelzenin.

Ajo ka një lidhje të veçantë me Shkelzenin, dhe ka treguar ndër vite se ruan raporte shumë të mirë edhe me fëmijët e tij nga martesa e parë.

Armina ndërkohë u ka shuar kureshtjen disa prej ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve për jetën private që ata i parashtruan në rrjetin social “Instagram”.

Njëri prej ndjekësve e kishte pyetur modelen se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha, gjë për të cilën sipas Arminës është një privilegj i veçantë.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e modeles.

Komento: