Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

23:30 | 15 Qershor 2024
si-i-zbuluan-ushtaret-britanike-“dhomat-e-tmerrit”-ne-prishtine

Vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës, ushtarët britanikë zbuluan disa dhoma torturash që ishin shfrytëzuar nga paramilitarët serb. Së bashku me ushtarët britanikë ishte edhe eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, i cili tregon se çfarë pa në ato dhoma tmerri ku ishin keqtrajtuar shqiptarët.

Pamjet që i pa para 25 vjetësh ende i ka të freskëta.

Ushtari britanik Stephen Richards, së bashku me kolegët, u tronditen me atë se çfarë panë vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës.

Trupat paqeruajtëse britanike zbuluan dhoma torturash në disa objekte në Prishtinë.

“Kemi parë gjëra të tmerrshme brenda, njerëzit ishin torturuar aty në forma të ndryshme. Kur i zbuluam ato dhoma të torturave, menjëherë i kemi informuar të tjerët”, ka thënë për Tëvë1 veterani i ushtrisë britanike, Stephen Richards.

E dëshmitar i këtyre ngjarjeve të rënda ishte edhe Arsim Gërxhaliu.

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore tregon se si erdhën deri tek zbulimi i këtyre qendrave.

Komento: