Si i’u grabit kosovarit vetura luksoze në Shqipëri? Flet 21 vjeçari

13:42 | 10 Shtator 2021

Flet 21-vjeçari nga Kosova që ia grabitën veturën luksoze në Shqipëri.

Meriton Ahmetaj ishte duke u kthyer nga pushimet në Budva me shokun e tij, kur gjatë rrugës transit në Shqipëri atij ia grabitën veturën dhe gjërat e tjera disa persona nën kërcënimin e armëve.

21-vjeçari tregon se gjatë përshkrimit të rrugës në Milot vetura mbrapa kishte lëshuar rrotacionin, duke i kërkuar të hapë krahun.

Meritoni tregon se personat kishin të folurën e veriut dhe ishin me dy vetura me tabela italiane.

Babai i tij, Rrahmani, thotë se qeveria shqiptare duhet ta rrisë sigurinë në rrugë dhe jep vërejtje për numrin e vogël të patrullave në autostradë.

Lidhur me rastin Ahmetaj tregon se përveç autoriteteve në Shqipëri, është angazhuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit. Derisa ai thotë se ka adresuar letër edhe presidentit Ilir Meta, nga i cili ka marrë mbështetje për zbardhjen e rastit.

Komento: