“Demokracia në Veprim” tregon si ka shkuar procesi i votimit në Veri.
”Demokracia në Veprim“ që ka monitoruar procesin e zgjedhjeve në Veriun e Kosovës i ka cilësuar ato si të improvizuara dhe të bojkotuara nga serbët lokalë.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në këto votime deri në ora 15:00 kanë dalë 2.4 për qind të votueseve.
”Refuzimi i subjekteve politike nga komuniteti serb për të marrë pjesë në zgjedhje, si dhe tërheqja e kandidaturave pas certifikimit nga KQZ, ka rezultuar me bojkotim të zgjedhjeve nga ana e votuesve të komunitetit serb në këtë pjesë. Në këtë drejtim, rol kanë luajtur edhe thirrjet dhe kërkesat e vazhdueshme të Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje të votuesve serb“, thuhet ndër tjerash në komunikatën e kësaj organizate joqeveritare.
Vendvotimet janë mbyllur në ora 19:00, ku më pas pritet edhe votimi i votave.