Rashica flet si kampion: Është ndjenjë shumë e mirë, përfunduam një sezon shumë të mirë.
Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.
Klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve, shkruan Gazeta Express.
Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu me rezultatin 1:4, për të siguruar edhe matematikisht titullin.
Milot Rashica, i cili luajti për 79 minuta dhe regjistroi një asistim, pas ndeshjes tha se është ndjenjë shumë e mirë të kurorëzohesh me titullin e kampionit.
“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”
Ndryshe, për Galatasarayn është ky titulli i 23-të në histori të klubit.