Si ndikoi tragjedia familjare në karrierën e Adrianos?

11:14 | 18 Shkurt 2020

Historia e dhimbshme e Adrianos, si ndikoi tragjedia familjare në karrierën e tij?

Bashkëlojtarët e tij në Inter e quanin atë një përzierje midis Zlatan Ibrahimovic dhe Ronaldos brazilian – por ashtu si ai ishte duke arritur kulmin, lajmet e tragjedisë familjare ndryshuan jetën e tij përgjithmonë.

“Ai mori një telefonatë nga Brazili: ‘Adri, babi është i vdekur”, zbuloi legjenda e Inter Javier Zanetti në parasezonin e vitit 2004.” Unë e pashë atë në dhomën e tij, ai hodhi telefonin dhe filloi të bërtas. Ju nuk mund të imagjinoni atë lloj ulërime… kam trauma edhe sot e kësaj dite”.

Sulmuesi ishte bërë një hero kombëtar vetëm disa javë më parë. Ai shënoi golin e barazimit në minutat shtesë në një finale të Kupës së Amerikës kundër Argjentinës – ku më pas fitorja i takoi Brazilit. Ishte një goditje tipike e Adriano – që mund të bëhej ose me shkop magjik ose ishte raketë në vete, transmeton lajmi.net.

Po kalonte gjërat që i kishe ëndërr si fëmijë, deri pak para telefonatës së makthit.

Adriano ishte 22 vjeç kur një sulm në zemër mori jetën e babait të tij i cili do të vuante për një kohë të gjatë nga shëndeti i dobët, nuk u ndihmua nga vitet e kaluara me një plumb që e kishte në kafkën e tij. Favela e rrezikshme e Rio Vila Cruzeiro ishte shtëpia e familjes, por Adriano kishte përdorur talentin e tij për të ndërtuar një jetë të re për veten e tij në Itali.

Tifozët e Fiorentina, Parma dhe Inter të gjithë u çuditën me forcën, ritmin, aftësinë dhe goditje finale të Adrianos që i vunë nofkën L’Imperatore (Perandori). Edhe pas vdekjes së babait të tij, ai vazhdoi të luante në Milano – por siç e dinte Zanetti, jeta e shokut të tij të skuadrës po dilte fshehurazi nga binarët.

“Ai vazhdonte të luante futboll, të shënonte gola dhe t’i dedikonte golat drejt qiellit, duke ia kushtuar të atit”, i tha Zanetti Tutto Mercato. “Por pas asaj telefonate, asgjë nuk ishte e njëjtë. Ivan Cordoba kaloi një natë me të dhe i tha:”Adri, ti je një përzierje e Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovic. A je i vetëdijshëm se mund të bëhesh lojtari më i mirë ndonjëherë?”

Adriano më pas zbuloi tmerrin e përjetuar për magazinën braziliane R7: “Vdekja e babait më shkatërroi! Isha gjithmonë i dehur por Interi më mbulonte gjithmonë! Vetëm unë e di se sa kam vuajtur kur vdiq im atë. Më la një boshllëk që nuk mbushej dot. Përreth meje nuk shihja askënd. Isha i trishtuar, i dëshpëruar”.

“Nisa të pi shumë alkool! Prezantohesha në stërvitje i dehur dhe stafi më çonte të flija në infermieri. Interi më mbulonte duke lajmëruar shtypin se isha i dëmtuar dhe kisha probleme fizike, për të shmangur skandalin. Nuk ishte e vërtetë”.

“Ndihesha i lumtur vetëm duke pirë dhe nuk kishte natë që mos ta bëja. Konsumoja uiski, verë, vodka dhe birrë! Shumë birra. Nuk e lija dot dhe u largova nga Interi sepse edhe atyre u plasa shpirtin! Kuptova se njerëzit që më rrethonin nuk ishin miq, por përfitues”.

“Në Brazil u ktheva për të gjetur qetësinë dhe familjen… Hoqa dorë nga milionat dhe karriera ime!”.

Adriano dje mbushi 38 vjeç, një nga lojtarët më me prespektivë dhe më i talentuar ndonjëherë. Jeta gjithmonë të sjell befasi qoftë për të mirë apo për të keq. ‘Perandori’ e kishte fatin e keq dhe nuk e përballoi dot – duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyeshme deri atë kohë.

Komento: