Si ndikon izolimi gjatë pandemisë tek gratë shtatzëna?

18:53 | 17 April 2020

Rastet e reja me koronavirus në Kosovë po rritet dita-ditës.

E në mesin e të prekurve që kanë rezultuar pozitiv gjatë këtyre ditëve është edhe një grua në javën e 28 të shtatzënisë.

Infektologu Salih Ahmeti tha se gjendja shëndetësore e saj është e rëndë, por mjekët po punojnë që të ia japin gjithë ndihmën e mundshme në mënyrë që ajo ta përballoj këtë sfidë.

E të shqetësuara pas këtij lajmi mbetën shumë gra shtatzëna, për të cilat, kjo është një brengë shumë e madhe krahas gjendjes së tyre, raporton emisioni #gjesi në T7.

Në mesin e tyre është edhe Blerta Aliu, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo thotë se tani është duke i reduktuar lajmet që kanë të bëjnë me korona virus dhe i përcjellë vetëm atëherë kur ka njoftime zyrtare.

Nuk është e vetmja Blerta e cila po shqetësohen në këtë kohë pandemie. Njëjtë po ndodh edhe me gratë të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Marrë parasysh këtë, drejtori i Gjinekologjisë Jakup Ismajli tregon se a mund të ndikojë COVID-19 tek fryti në barkun e nënës.

E kjo frikë është e natyrshme dhe e pashmangshme sipas psikologes Antigona Qenaj Sejdiu. Ajo këshillon që shtatzënat ti shmangin lajmet e tepërta dhe të kenë kujdes të shtuar si në shëndetin fizik ashtu edhe atë psikik.

Ismajli, thotë se Gjinekologjia është e gatshme t’i pres të gjitha shtatzënat të cilat do të lindin këto ditë, apo në muajt në vazhdim.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë muajit mars kanë ardhur në jetë 709 foshnje, ndërkaq sa i përket muajit prill, deri më tani kanë lindur 290 foshnje.

Komento: