Si ndodhi privimi nga jeta i të riut nga Rahoveci, dalin detaje të reja rreth rastit

20:52 | 09 May 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Rahovecit.

Naser Murselaj qëllohet me mjet të zjarrit e pastaj dërgohet në oborrin e shtëpisë së tij, aty u gjet i pa shenja jete nga familjarët.

Prapa dyerve të shtëpisë, në mëngjesin e së enjtes, u gjet trupi i pajetë i Naser Murselit. Atë e gjeti vëllai i të ndjerit.

I njëjti është qëlluar me mjet zjarri dhe si pasojë ka humbur jetën.

Brenda oborrit të shtëpisë së tij, 32 vjeçari nga fshati Qifllak i Komunës së Rahovecit u gjet pa shenja jete.

Familjarët rrëfejnë për ngjarjen.

Sa i përket motivit të kësaj ngjarje, kushëriri Xhavit Murselaj thotë se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të ketë qenë autori.

Familjarët mohojnë të kenë dëgjuar ndonjë krismë apo zhurmë tjetër.

Edhe në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë konfirmuar se ka dyshime që trupi i pajetë i Naserit të jetë sjell në oborrin e shtëpisë, pasi është privuar nga jeta në ndonjë lokacion tjetër.

Naser Murselaj ishte i pamartuar. I njëjti jetonte me nënën, dy vëllezëerit dhe dy motra. Kjo është ngjarja e 14 që ka ndodhur në Kosovë vetëm gjatë vitit 2019.

https://www.youtube.com/watch?v=UX5k9ajp1ss

Komento: