Si nisi përplasja në mes të deputeti të VV-së dhe atij të LDK-së në komision

15:49 | 28 Korrik 2020

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme u përcjell me përplasje në mes të deputetëve.

Kryetarja e komisionit, Time Kadrijaj ndërpriti mbledhjen pas përplasjes së deputetit Kujtim Shala me Gazmend Gjyshincën e LVV’së.

“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z. Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.

“Ti po më kallëzon a”, i është përgjigjur Shala.

Pasi që Kadrijaj ndërpriti mbledhjen, është raportuar për një përplasje mes Gjyshincës, Shalës dhe Arben Gashit të LDK’së.

Sidoqoftë, këto deklarata i ka mohuar Arben Gashi në një përgjigjje për Express.

Vetëvendosja për të folur lidhur me këtë temë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Komento: