Çmimi i naftës në Kosovë arrin pikën më të ultë në 20 vjetët e fundit.
Si pasojë e pandemisë së koronavirusit çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit. Kjo gjë po mirëpritet nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. Por tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë.
Qytetarët e Kosovës po e blejnë më së liri naftën në regjion.
Veçse zbritja e deritanishme do t’i lërë sërish vend çmimit të vjetër.
“Sot 88 cent dieseli dhe 86 benzina”, tha Fadil Berjani.
Për përdoruesit e automjeteve ulja e çmimeve e arit të zi është e mirëseardhur e sidomos për ata që merren me bujqësi.
Pandemia globale është shkaktari kryesor i uljes së çmimeve.
Derisa çmimet e derivateve kanë rënë në pompa të benzinës ka rënë edhe numri i punëtorëve.
I pari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, derisa ka kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë këto biznese që ta kalojnë këtë krizë.