Aksidentet e rënda janë shtuar shumë në kohët e fundit.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Pavlan të Pejës. Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet të jenë lënduar dy persona.
Të përfshira në aksident janë dy vetura përderisa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Njësiti i Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, PK-ja vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, për të parandaluar aksidentet.