Si për “inat” të Milanit, ylli i madh i Romës kthehet në fushë nesër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Si për “inat” të Milanit, ylli i madh i Romës kthehet në fushë nesër

22:37 | 02 Shkurt 2019

Roma ka marrë një lajm të madh në prag të ndeshjes me Milanin.

Daniele De Rossi pritet të luajë kundër AC Milan nga minuta e parë e ndeshjes pas tre muajve jashtë fushës, duke vuajtur nga një inflamacion i kërcit të tij përcjell ORAinfo.

Di Francesco donte të menaxhonte kthimin me kujdes më të madh, por me mungesën e Nzonzi dhe Cristante si rezultat i një pezullimi, nuk ka rrugëdalje.

Rossi do të jetë në fushë që nga fillimi, me Lorenzo Pellegrini në anën e tij./ORAinfo/

Komento: