Si po keqpërdoret buxheti për pensione? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Si po keqpërdoret buxheti për pensione?

22:26 | 15 Dhjetor 2019

Buxheti për pensione por keqpërdoret.

Përfitimi i pensioneve të dyfishta, kryesisht të atyre personave, të cilët edhe pse nuk jetojnë në Kosovë, marrin pensionin bazë, po e dëmton buxhetin e shtetit.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se nuk kanë numër të saktë të këtyre personave dhe e kanë të vështirë t’i identifikojnë këto raste, raporton KTV.

Arsye për këtë është bërë mungesa e një marrëveshjeje për sigurime sociale me vendet perëndimore.

Sipas drejtorit të departamentit të pensioneve në këtë ministri, Bahri Xhaferi, këto marrëveshje do të ndihmonin të identifikohen qytetarët që marrin dy pensione edhe në shtetin e huaj ku jetojnë, por edhe në Kosovë.

Xhaferi thotë se në momentin kur qytetari, i cili aplikon dhe e plotëson dokumentacionin e nevojshëm që i kërkohet, ligji ia lejon marrjen e pensionit.

Në bazë të të dhënave jo zyrtare, qytetarët që marrin pensione më së shumti në Kosovë llogaritet të jenë nga Gjermania dhe më pak nga vende tjera evropiane.

Ndryshe, të dhënat e Ministrisë së Punës tregojnë se janë 131 mijë persona që marrin pension bazë në shumë prej rreth 90 eurosh dhe rreth 45 mijë të tjerë marrin pension kontributdhënës.

Ndërsa, kjo ministri që nga viti 2016 ua ka ndaluar mbi katër mijë qytetarëve pensionet e dyfishta duke i detyruar të zgjedhin se cilin pension duan ta marrin.

Komento: