Si pritet të jetë moti nesër e pasnesër në Kosovë?

19:21 | 11 Qershor 2020

Mot i mirë pritet të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Moti në Kosovë do të vazhdojë të jetë i ngrohtë edhe për dy ditët e ardhshme.

Temperaturat minimale do të zbresin më së shumti deri në 10 gradë, ndërsa më e larta pritet të shkojë në 26 gradë.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: