Si prodhohet municioni në Kosovë?

13:08 | 26 March 2025
si-prodhohet-municioni-ne-kosove?

Kosova ka hyrë në industrinë e prodhimit të municionit, duke realizuar për herë të parë plumba 9-milimetërsh dhe kalibra të tjerë.

Në një intervistë për Klan Kosova, Avni Vllahiu bëri të ditur se ky projekt është përgatitur për shumë vite me radhë.

“Jemi përgatitur intensivisht për tre vite për të prodhuar një plumb Made in Kosova. Kjo është një arritje e madhe dhe faza fillestare ka nisur mjaft mirë”, tha Vllahiu.

Sipas tij, kapaciteti i prodhimit varion nga 1 mijë e 500 deri në 3 mijë e 500 copë në orë.

 

Komento:
loading