
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë udhëzuar qytetatët e Kosovës si t’i zgjasin lejet e qëndrimit.
Si rezultat i përhapjes së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpalur gjendje emergjente dhe pezullim të të gjitha linjave ajrore nga Evropa, të paktën për një muaj.
Të gjithë kosovarët kanë mundësi t’i zgjasin lejet e qëndirmit në SHBA.
Administrata amerikane e Shërbimeve të Emigracionit ka publikuar informacionin e nevojshëm me këtë rast.
Qytetarët të cilët detyrohen të qëndrojnë në SHBA përtej datës së specifikuar në formën I-94 duhet të i drejtohen zyrës lokale të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve (Customs and Border Protection Office) për të kërkuar zgjatjen e lejes së qëndrimit.
Kjo procedurë është e nevojshme për të evituar refuzimin eventual të aplikimeve të ardhshme të vizës për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.