Si u bënë gati dokumentet për zyrtarizimin e njohjes Kosovë-Izrael?

11:44 | 02 Shkurt 2021

Diplomacia në kohë pandemie, si u bënë gati dokumentet për zyrtarizimin e njohjes Kosovë-Izrael?

Kosova dhe Izraeli të hënën, thelluan edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike mes vete.

Edhe pse në kohë pandemie, rasti i djeshëm i zyrtarizimit të njohjes mes të të dyja shteteve dëshmoi se diplomacia mes vendeve është e mundur edhe në kushte të tilla, njofton Klan Kosova.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka bërë publike disa fotografi ku shfaqet mënyra se si u skanuan dhe më pas dërguan dokumentet e krijimit të marrëdhënieve diplomatike.

“Diplomacia në kohën e # COVID. Zyrtarët e MPJ-së izraelite skanojnë dhe dërgojnë me faks shënime për krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar Çitaku.

Komento: