Si u kap në flagrancë zyrtari i Komunës së Prishtinës duke marrë ryshfet?

13:56 | 27 Janar 2026
si-u-kap-ne-flagrance-zyrtari-i-komunes-se-prishtines-duke-marre-ryshfet?

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndarë detaje rreth aksionit të Krimeve Ekonomike ku u arrestuan tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”.

Komento: