Për befasinë e verës është përkujdesur AC Milan.
Pronarët e Elliott Management të Milano kanë mohuar t’i ofrojnë një rol Ralf Rangnick i cili do ta kishte parë atë të punonte së bashku me Stefano Pioli.
Dukej gati e sigurt që Ralf Rangnick do të mbërrinte si menaxher i ri i klubit pasi të mbaronte sezoni, por gjërat ndryshuan gjatë pasdites së ditës së martë ku Rangnick tha se nuk do t’i bashkohej Milanit, ndërsa kuqezinjtë mënjëherë vendosën t’ia vazhdonin kontratën deri në vitin 2022 Stefano Piolit, përcjell ORAinfo.
Calciomercato raporton se prishja ndodhi sepse Rangnick nuk pranoi t’i ishte vetëm në rolin e drejtorit teknik, por ai dëshironte edhe drejtimin e ekipit të Milanit nga posti i trajnerit.
Megjithatë, versioni nga Elliott dhe drejtori Ivan Gazidis është i ndryshëm, pasi ata janë të bindur se pronësia e kuqezinjve nuk i kanë propozuar kurrë Rangnick-ut idenë e të punuarit së bashku me Pioli. /ORAinfo/