Si u prit orari i ri i lëvizjes nga qytetarët e vendit?

20:29 | 14 Prill 2020

Nga nesër do të fillojë të zbatohet orari i ri i lëvizjes së qytetarëve.

Është hera e fundit që do të dalin së bashku që t’i ushqejnë shpezët. Shumë pak njerëz, do të kenë të drejtë që të lëvizin në orarin që ata dëshirojnë.

Kjo për shkak se prej të mërkurës, qytetarëve t’u lejohet lëvizja vetëm për 90 minuta gjatë ditës.

E një gjë e tillë ka bërë që shumë qytetarë t’ia mësyjnë bankave këtë të martë.

Ndonëse jo të gjithë po e respektojnë distancën sociale, kryerja e obligimeve para datës 15 prill është e domosdoshme.

Kjo pasi që orari i ri i lëvizjes, ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët.

E pos atyre që janë konfuz me këtë orar, ka të tillë që nuk u pershtatet koha kur ata kanë të drejtë të dalin për 90 minuta.

Megjithatë, ndonëse disa nga qytetarët shprehen se janë të pafat me numrin e tyre të parafundit personal, ata do ta respektojnë këtë orar.

Ndryshe, e njëjta gjendje si në kryeqytet, me shumë njerëz duke pritur në rend që ti kryejnë obligimet e tyre u pa edhe në shumë qytete tjera të Republikës së Kosovës.

Masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë do të jenë në fuqi deri me 4 maj.

Komento: