Si vjazë 20 vjeçare, Monika ekspozon trupin si “peshk” në bikini

22:43 | 01 Maj 2022

Ajo u bë shumë e dashur për publikun që me pjesëmarrjen e saj në Big Brother.

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka nisur pushimet. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto nga plazhi i jugut të Shqipërisë.

Monika shfaqet shumë seksi, e veshur me rrobaplazhi dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo, ai që ka nxitur më shumë reagime është komenti i saj i cili duket si thumb për dikë.

“Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…”, ka shkruar aktorja.

Nuk dihet se me kë e ka konkretisht Monika, por ndjekësve i ka shkuar mendja menjëherë te Iliri, pasi siç dihet që nga periudha e “Big Brother VIP” mes tyre ka pasur shumë ngacmime.

Komento: