S’i zë salla, nga jashtë e dëgjojnë Abdixhikun në Vraniq të Suharekës: Fitorja është afër

21:08 | 16 January 2025
s’i-ze-salla,-nga-jashte-e-degjojne-abdixhikun-ne-vraniq-te-suharekes:-fitorja-eshte-afer

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ndarë përmes një postimi pamje nga atmosfera e jashtëzakonshme nga takimi në fshatin Vraniq të Suharekës.

Ai vlerësoi pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen masive të qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një shenjë të qartë të bashkimit të popullit me LDK-në.

“Rrugës u ndalëm në fahatin Vraniq të Suharekës. Kështu na pritën aty! E paparë. 🔥 S’ka më asnjë dilemë, LDK dhe populli janë tashmë një! Kryengritja e djathtë kombëtare po ndodhë! Në çdo fshat, në çdo lagje, gjithandej në Kosovë! Ju faleminderit! Fitorja është afër!” ka shkruar Abdixhiku.

Komento: