Sibel Halimi kandidate e LDK-së për deputete: Rruga e Re do të sjellë një qeverisje të drejtë

11:38 | 10 November 2024
sibel-halimi-kandidate-e-ldk-se-per-deputete:-rruga-e-re-do-te-sjelle-nje-qeverisje-te-drejte

Drejtorja e Kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka njoftuar se ka pranuar nominimin për të qenë kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si pjesë e listës për Prishtinën, prezantuar nga Kryetari Lumir Abdixhiku, tranmseton FrontOnline.

Ajo thotë se si drejtore e Kulturës nuk kam pranuar të përfshihem në debate politike, duke dashur ta ruaj integritetin institucional.

“T’i shërbesh shtetit është përgjegjësi dhe ta realizosh këtë si pjesë e LDK-së është edhe krenari.Ky nominim për mua është një thirrje qytetare për të përfaqësuar dhe për t’u dhënë zë ideve të “Rrugës së Re,” që besoj fuqimisht se do të sjellin një qeverisje të drejtë, të frymëzuar nga vlerat më sublime demokratike. Për Kosovën tonë!”, tha ajo të dielën përmes një shkrimi në ‘Facebook’./FrontOnline/

Komento: