Siguri dhe interesim i lartë në gjykatoren ku do shpallet aktgjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut

11:27 | 04 Gusht 2023
siguri-dhe-interesim-i-larte-ne-gjykatoren-ku-do-shpallet-aktgjykimi-ndaj-krivaqes-dhe-sejdiut

Gjykata Themelore në Ferizaj sot, do të mbajë seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Brenda në sallë është një numër i madh i pjesëmarrësve, njashtu edhe nga mediat që janë duke e përcjellë.

Gjithashtu edhe siguria duket se është në nivelin më të lartë.

Krivaqa dhe Sejdiu ende nuk janë brenda sallës, ku do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.

Komento: