Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR

21:38 | 25 November 2024
siguria-e-kosoves-teme-ne-takimin-rutte-erdogan,-permendet-kontributi-i-turqise-ne-kfor

Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga NATO theksohet se Rutte e ka përgëzuar Turqinë për përfundimin me sukses të Komandës së KFOR’it, duke shtuar se kontributi i vazhdueshëm i Turqisë me trupa është vendimtar për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë në gjithë Kosovën, shkruan Reporteri.net.

“Z. Rutte përgëzoi gjithashtu Turqinë për përfundimin me sukses të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke deklaruar se “kontributi juaj i vazhdueshëm me trupa është vendimtar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e  NATO’s.

Rutte udhëtoi drejt Turqisë pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.

 

Komento: