Siguria kibernetike, Kosova ka bërë progres

20:12 | 22 Shtator 2020

Kosova ka bërë progres për siguri kibernetike.

Gjithë këta janë student, ndërsa po i nënshtrohen një provimi të rëndësishëm.

Këta student të fakultetit teknik, po testohen për njohuritë e tyre për sigurinë kibernetike.

E siguria kibernetike u soll edhe një herë në vëmendje, pas thyerjes që ju bë llogarisë së facebook, të zv ministrit të Punëve të Brendshme, Zafir Beriash.

Pikërisht Berisha një ditë më parë u emërua si koordinator kombëtarë për siguri kibernetike.

Por, pavarësisht kësaj situate Kosova po konsiderohet vend goxha i sigurt në këtë aspekt.

Kështu thotë profesori universitar Blerim Rexha.

Ai shton se qytetarët e Kosovës janë më të sigurt se qytetarët e vendeve të rajonit.

Rexha thotë se sipas raporteve të Bankës Botërore Kosova ka bërë progres në fushën e sigurisë kibernetike.

Megjithatë në Kosovë nuk dihet saktë sa janë të rrezikuara institucionet e vendit nga këto sulme.

Mentor Hoxhaj ekspert kibernetik, thotë se ky vlerësim duhej të bëhej në baza vjetore, gjë që sipas tij Kosova nuk e bënë.

Hoxhaj shton se nuk ka as statistika të sakta sa i përket këtyre sulmeve , pasi që Kosova nuk zbaton standardet e sigurisë kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka draftuar një projektligj, për sigurinë kibernetike i cili ende nuk ka marr formë përfundimtare.

Komento: