Siguron medalje në “Grand Slam”, Distria Krasniqi shkon në finale

15:16 | 23 October 2020

Distria Krasniqi siguron medalje në “Grand Slam”, shkon në finale.

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të “Grand Slamit” të Hungarisë.

Xhudistja kosovare po dominon në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest.

Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.

Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.

E në gjysmëfinale, “Disi” e mposhti izraeliten Shira Rishony për ta prekur finalen.

Me këtë rast, Krasniqi e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa do të garojë për të artën sot.

Në finale ajo do të ketë punë me argjentinasen Paula Pareto.

Garat e xhudos u rikthyen sot pas tetë muajsh pauze shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, garuesit tjerë të Kosovës, Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura janë eliminuar herët nga kjo garë.

Komento: