Bernardo Silva bëhet prioritet i klubit pasanik.
Bernardo Silva duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Manchester Cityt.
Mesfushori kreativ verën e kaluar ishte pranë transferimit në Barcelonë, por në fund klubet nuk arritën marrëveshje.
E tash, në verën që po vjen, duket se përfaqësuesi portugez do t’i bëjë valixhet gati përfundimisht për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.
Mediumi “Relevo” raporton se interesim për mesfushorin kualitativ ka shprehur Paris Saint-Germaini, përcjell “Gazeta Express”.
Madje, klubi pasanik francez e ka bërë si prioritet mesfushorin qendror, i cili luan edhe si sulmues i krahut të djathtë.
Portugezi, të cilin e do ende Barcelona, raportohet se është në kërkim të një sfide të re.
Gjithashtu, thuhet se lojtarin e do edhe Real Madridi, i cili do të mundohej ta transferojë nëse dështon ta bëjë të vetin talentin Jude Bellingham.
City do ta linte atë të largohet vetëm për një shumë prej 90 milionë eurove.