Silva befason me klubin e ri

12:09 | 04 Mars 2021

Arsenali pas Andre Silvas

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Andre Silva, është në radarin e Arsenalit, shkruan “Calciomercato” të enjten.

Raportohet se klubi nga Londra po planifikon ta shesë sulmuesin, Alexandre Lacazette në verë.

Arsenali është i hapur për oferta për Lacazetten dhe bëhet e ditur se Silvan e sheh si zëvendësues ideal për francezin.

Andre Silva është në forma jetësore te Frankfurti këtë sezon ku ka shënuar 20 gola në 23 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka bërë edhe pesë asistime.

Te Frankfurti është transferuar nga Milani në verën e vitit të kaluar, por, fillimisht ishte i huazuar për një vjet te skuadra gjermane.

Me Frankfurtin ka kontratë deri në vitin 2023.

Komento: