Silva e dëshiron transferimin në Barcelonë

19:22 | 07 Gusht 2023

Pas Ilkay Gundogan e Riyad Mahrez, Manchester City po rrezikon ta humb edhe një tjetër yll që kontribuoi në sukseset e jashtëzakonshme të ekipit në edicionin e fundit.

Bernardo Silva dëshiron të largohet nga “Etihad Stadium”.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, 28 vjeçari ka biseduar së fundmi me trajnerin Pep Guardiola, të cilit ia ka komunikuar vendimin dhe dëshirën e tij.

Ish-futbollisti i Monacos dëshiron të transferohet në Kataluni, ku do ta zinte vendin e Ousmane Dembeles, i cili është afër transferimit në Paris Saint-Germain.

Klubi anglez, ndërkohë, ka vendosur “mur” dhe duket se e ka refuzuar ofertën e parë për futbollistin portugez.

Guardiola e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të mos e lënë asnjë lojtar titullar të largohet nga kampioni anglez e evropian.

Gjashtë vjet pas arritjes së tij në Manchester, Bernardo Silva mendon se e ka fituar të drejtën të largohet nga klubi për t’u përballur me një sfidë të re.

Verën e kaluar, “Citizens” i kishin rezistuar ofanzivës së “Blaugrana” për lojtarin.

Komento: